Qendrat e votimit në katër komunat në veri të Kosovës janë mbyllur në orën 19:00, ku për 12 orë qyetarët kanë psaur mundësinë për të votuar pro ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë.
Në Zubin Potok, objekti i votimit tashmë është mbyllur, ndërsa bartjen e materialeve zgjedhore po e siguron Policia.
Po ashtu, në Mitrovicën Veriore në Leposaviq dhe Zveçan qendrat e votimit janë mbyllur.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 200 qytetarë në Leposaviq, Zubin-Potok e Mitrovicë të Veriut.
Por, asnjë nuk ka dalë të votojë në Zveçan.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se 122 qytetarë votuan në Leposaviq, 17 në Zubin-Potok dhe 64 në Mitrovicë.
Për shkarkimin e kryetarëve duhet të votojnë 50 për qind plus një votues, në mënyrë që procesi të jetë i suksesshëm dhe të zhvillohen zgjedhje të jashtëzakonshme.
Erden Atiq është kryetar i Mitrovicës së Veriut, Ilir Peci i Zveçanit, Lulzim Hetemi i Leposaviqit dhe Izmir Zeqiri i Zubin-Potokut.


