Ekipi i femrave të Barcelonës ka humbur ndaj Chelsea 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo është humbja e tyre e parë që nga maji 2023 kur u mposhtën nga Madridit CFF në La Liga.
Ajo që është edhe më e dhimbshme, është se kjo humbje ka ndodhur në Montjuic pasi Barça luajti ndeshjen e parë në shtëpi para një numri të madh tifozësh. Ndeshja e dytë do të zhvillohet jashtë shtëpisë më 27 prill.
Barcelona është fituesja në fuqi e Ligës së Kampionëve. Ata kanë fituar dy trofe të UCL në tre vitet e fundit.
/GazetaBlic Sport


