Lajme

Arrestohen tre persona në Drenas, sulmuan zyrtarin policor

04/21/2024 09:37
nga:G C

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur si dhe kanë tentuar ta sulmojnë zyrtarin policor i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur të shtunën në Drenas.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“KANOSJE Gllogoc, 20.04.2024, 17:55. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur si dhe kanë tentuar ta sulmojnë viktimën mashkull kosovar zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.