Nesër qytetarët në veri do t’u drejtohen kutive të votimit për të shkarkuar ose jo katër kryetarët e komunave në veri.
Sipas vendimit të KQZ-së, në ditën e votimit 8 qendra votimi do të jenë në komunën e Leposaviqit, 5 në Zubin Potok, 5 në Zveçan dhe 5 në Mitrovicën e Veriut. KQZ ndërkohë ka bërë të gjitha përgatitjet që procesi të zhvillohet pa pengesa.
Qendrat e votimit ku do të votohet për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, shkaktoi debat të nxehtë, mes anëtarëve të KQZ-së, por edhe pas njoftimit të kreut të sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, se një numër i drejtorëve të shkollave në komunat veriore kanë refuzuar qasjen në shkolla që të mbahen votimet.
Ai tha se janë identifikuar 7 qendra alternative të votimit.
Nga KQZ thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se votimi do të nisë në orën 7:00./RTK/