Lajme

Rugova: Pas triumfit në Asamblenë Parlamentare të KiE, Kosova duhet t’i përmbushë zotimet që iu kemi bërë aleatëve

04/17/2024 20:01
nga:Y I

Kosova dje mori ‘dritën jeshile’ nga Asambleja Parlamentare e KiE për anëtarësimin në këtë organizatë.

Pas takimit që u mbajt në Strasburg, kryeministri Kurti, foli edhe për çështjen e Asociacionit.

Ai tha se ‘nuk është në rregull të flitet për Asociacion pa folur për Marrëveshjen bazike’.

“Nuk do duhej të flasim thjesht për Asociacionin pa folur për marrëveshjen bazike, dhe nuk do duhej të flasim për Asociacionin pa përmendur që dhjetë ulëse në Kuvendin e Republikës po bojkotohen. Si mund të kërkohen më shumë të drejta kur bojkotohen ato aktuale” deklaroi kryeministri Kurti.

Në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe çështjen e Asociacionit, ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova.

Rugova tha se Kurti ka obligim nga marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit që ta dergoj një draft të statutit të miratuar nga qeveria në Gjykatën Kushtetuese .

Ai potencoi se tashmë është momenti i duhur që qeveria t’a bëjë këtë.

“Kurti ka obligim nga marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit që ta dergoj një draft të statutit të miratuar nga qeveria në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës që është institucioni përgjegjës që vlerëson kushtetutshmërinë në vendin tonë.Eshtë momenti më i duhur që Kurti ta bejë këtë veprim që është obligim nga një marrëveshje ndërkombetare” deklaroi Rugova.

Rugova tha se pas triumfit që patëm dje në APKE, Kosova duhet të jetë në nivel detyre që t’i përmbushë zotimet që iu kemi bërë aleatëve strategjik .

“Pas nje triumfi historik dje në APKE, Kosova duhet të jetë në nivel detyre dhe ti permbushë obligimet nga një marrëveshje ndërkombëtare obligative dhe që të permbushim zotimet si shtet që ju kemi bërë aleatëve strategjik dhe miqve të Kosovës” deklaroi Rugova për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

 

Kurti: Nuk është në rregull të flitet për Asociacion pa folur për Marrëveshjen bazike!

Lekaj, AAK: Duke njohur politikat e kësaj qeverie, opozita dhe qytetarët, presin gjithçka nga Kurti!

Humolli: Asociacioni do të jetë ‘pykë’ e Serbisë mbi shtetin e Kosovës!