Lajme

Qytetari nga kufiri Serbi-Kroaci: Po kthehen dokumentet te pasagjerët – autobusët filluan të nisen

04/17/2024 15:22
nga:G B

Kanë filluar të nisen autobusët që gjenden në kufirin Serbi-Kroaci.

Një qytetar i Kosovës që gjendet atje, ku kanë pritur që nga mesnata për shkak të bllokimit nga ana e Serbisë, thotë për Gazeta Blic se kanë filluar t’u kthehen dokumentet e dorëzuara në kufi dhe autobusët kanë filluar të nisen.

Ai ka thënë se gjendet në autobusin Dubova Reisen.

E gjithë kjo vjen pasi Kosova dje mori votat në hapin e dytë drejt anëtarësimit në KiE.