Lajme

Bllokimi i kosovarëve në kufi nga Serbia/ Bajqinovci: Po mungon reagimi i BE-së, Serbia po shkel marrëveshjen për lëvizje të lirë

04/17/2024 12:36
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar lidhur me bllokimin e qytetarëve nga Serbia në kufirin me Kroaci dhe atë me Hungari, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë Serbia po e bën për shkak të dështimit që ka pasur dje në KiE.

Ai ka bërë thirrje që të shmanget hyrja në Serbi, teksa ka shtuar se po mungon reagimi i BE-së edhe pse Serbia po shkel marrëveshjen për lëvizjen e lirë.

Postimi i tij i plotë:

Serbia bllokon qindra kosovarë, autobusët nga Kosova bllokohen në hyrje të Serbisë nga Hungaria.

Si pasojë e dështimit dje në Këshillin e Europës Serbia po i shkel të gjitha marrëveshjet dhe pengon lëvizjen e lirë për qytetarët tanë në pikat kufitare.

Është e rëndësishme të shmangim hyrjen në Serbi.

Reagimi i BE-së po mungon, sepse lëndohet Serbia edhe pse po shkelet marrëveshja për lëvizjen e lirë.

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi