Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Ndeshja është nesër, më 17 prill, në orën 21:00 në Etihad, ndërsa ndeshja e parë në Santiago Bernabeu ka përfunduar në barazim spektakolar 3-3.
“Ne duhet të përgatitemi dhe t’i bëjmë gjërat më mirë se në ndeshjen e parë. Ata bënë mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Ky është Real Madridi, ata janë shumë të rrezikshëm. Le të shpresojmë për një lojë të mirë nesër”, filloi Pep Guardiola.
“Ne kemi nevojë për tension. Nëse mendojmë se jemi kualifikuar tashmë, nuk do të jetë mirë. Ne jemi të uritur për të garuar në ndeshje të tilla. Ne duhet të kemi energjinë e duhur dhe kemi nevojë për tifozët tanë. Ndonjëherë duhet të vuajmë sepse është e pamundur për të dominuar për 90 minuta”, shtoi specialisti katalanas.
“Kur them gjëra pozitive për Real Madridin, njerëzve nuk u pëlqen, nuk më besojnë, por e them me të vërtetë”, përfundoi Pep Guardiola.
/GazetaBlic Sport/


