Lajme

Kanosen dy persona në Graqanicë, arrestohen dy burra

04/16/2024 09:03
nga:Sh R

Dy persona janë kanosur në Graqanicë nga dy të dyshuar të cilët janë arrestuar nga policia.

Lidhur me rastin është bastisur banesa e njërit të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë automatike.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.