Lajme

Begaj: Shqipëria do të jetë gjithmonë avokate e Kosovës

04/15/2024 19:58
nga:Genita C

Presidenti i shqiptar, Bajram Begaj ka shkruar se Shqipëria do të jetë gjithmonë avokate e Kosovës, e do t’i qëndrojë në krahë çdo ditë.

Kështu u shpreh Begaj pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

”Faleminderit, Presidente Osmani! Është gjithmonë kënaqësi të jem në Kosovë, siç e them shpesh, në shtëpinë time të dytë. Shqipëria do të jetë gjithmonë avokate e Kosovës dhe do t’i qëndrojë krah në çdo kohë”.

Presidentja pas takimit me Begajn: Lidhja mes Kosovës dhe Shqipërisë, e fortë dhe e pathyeshme