Ish koloneli i FSK-së, Afrim Veseli e cilëson si rrezik minimal një sulm të tillë nga Serbia me dronët që u sulmua Izraeli nga Irani.
Veseli në një prononcim për GazetaBlic thekson se rreziku është minimal, përderisa Kosova mbrohet nga NATO.
“Një mbrotje e ngjajshme si u realizua nga Izraeli dhe aleatët, është rrezik minimal. Pra, Kosova mbrohet nga NATO, dhe një sulm i tillë me dronë, por edhe sisteme raketore që posedon Serbia, konsiderojë se paraqet rrezik minimal për Kosovën”, tha Veseli.
Sipas Veselit, siguria e Kosovës varet në masën e plotë nga mbrojtja që ofron NATO, ShBA dhe aleatët tjerë, Britania e Madhe dhe Turqia.
Kujtojmë se, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje, ku temë kryesore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit, dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale.Mbledhja e këtij këshilli u bë me ftesën e kryeministrit Albin Kurti.
Në komunikatën drejtuar mediave thuhet se Irani kreu sulm ndaj Izraelit me dronë Shaheed, e që dronë të tillë ka edhe Serbia.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë. Sulmi u krye me dronë Shaheed, prodhim iranian. Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaqë sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë”, thuhet në njoftim.
Humolli: Serbia mund ta sulmojë Kosovën, veç nëse e sheh se shqiptarët s’janë të gatshëm për luftë
Berisha i PDK-së: Çdo armatosje e Serbisë është kërcënim, jo vetëm për Kosovën!


