Lajme

Zjarri në një fabrikë në Podujevë, Policia jep detaje

04/14/2024 13:40
nga:G B

Një zjarr ka shpërthyer sot në një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.

 

Zjarr i madh, digjet një fabrikë në Kërpimeh të Podujevës