Lajme

Zjarr i madh, digjet një fabrikë në Kërpimeh të Podujevës

04/14/2024 12:44
nga:G B

Është djegur një fabrikë ne fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Pamjet e publikuara nga mediumi lokal Llapi.info tregojnë zjarrin e madh që e ka përpirë objektin.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, e as arsyeja e shkaktimit të zjarrit.

Gazeta Blic ka pyetur policinë lidhur me rastin por ende s’ka marrë përgjigje.