Është raportuar për një incident në det në verilindje të qytetit Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar thanë se ndodhi 50 milje larg qytetit dhe autoritetet po hetonin, raporton SkyNews.
Lajmi për incidentin vjen mes tensioneve të rritura midis Iranit dhe Izraelit.
Komandanti i marinës së Gardës Revolucionare të Iranit tha të martën se prania e Izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe shihej si një kërcënim nga Teherani.
Komandanti tha se Irani mund të mbyllë ngushticën e Hormuzit – hyrjen në Gjirin Persik – nëse gjykohet e nevojshme.