Lajme

Parashikimi i motit për sot

04/13/2024 07:05
nga:Y I

Pa ndonjë ndryshim mbetet moti edhe në fundjavë, kryesisht me diell.

Të shtunën orëve të pasdites priten zhvillime të vransirave të pakta lokale.

Në zona malore, më vonë, me pak gjasa për ndonjë rigë shiu.

Temperaturat minimale zbresin në 8C e 12C, e ato maksimale të shtunën shkojnë deri në 25C e 26C, ndërsa të dielen deri në 27C.

Erërat frynë nga veriu por me më pak intenzitet, 5-9m/s.