Lajme

Parashikimi i motit për të premten

04/11/2024 23:48
nga:G B

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.

Vonë pasdite mund të ketë reshje të izoluara në verilindje të vendit, kryesisht në viset kodrinoro-malore.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 14-42 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C.