Më 21 prill, në katër komunat veriore do të ketë votim për shkarkimin apo jo të kryetarë shqiptarë.
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Arbër Vokrri, u shpreh i bindur se kryetarët aktual do të mbesin deri në zgjedhjet e rregullta, në vitin 2025.
“Lista Serbe do të dështojë në pengimin e integrimit të qytetarëve serbë në jetën institucionale të vendit”, tha Vokrri në Info Magazine të Klan Kosovës.
Numri dy i MAPL-së theksoi se qytetarët serbë kanë goxha shumë presion nga Lista Serbe për t’u mos integruar në jetën shoqërore dhe politike në Kosovë, madje duke shkuar edhe me metodat e tentim-vrasjes.