Milani dhe Roma janë të detyruar të bëjnë ndryshime në mbrojtje në ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League, me synimin për të neutralizuar sulmet e kundërshtarëve.
Ky takim fillon në ora 21:00, atje ku pritet të ketë spektakël deri në sekondat e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy skuadrat kërkojnë një vend në gjysmëfinale të Europa League.
Formacionet e mundshme
Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Thiaw, Gabbia, Theo Hernandez; Bennacer, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Giroud
Roma (4-3-3): Svilar; Celik, Mancini, Smalling, Spinazzola; Cristante, Paredes, Pellegrini; Dybala, Lukaku, El Shaarawy
/GazetaBlic Sport/