Sporti

PSG – Barcelona, ja kush shpallet futbollisti më i mirë i ndeshjes

04/10/2024 23:10
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka siguruar fitore shumë të rëndësishme ndaj PSG-së, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 2 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.

Kishte përmbysje rezultati në të dyja anët, por që në fund katalunasit siguruan fitoren e madhe në ndeshjen e parë çerekfinale.

Futbollisti brazilian, Raphinha e ka fituar çmimin e më të mirit të ndeshjes, duke kontribuar me dy gola në këtë takim.