Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.
Rama ka uruar që kjo festë të sjellë paqe dhe lumturi për të gjithë.
“Patëm nderin t’ju urojmë Fitër Bajramin, kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërrnava dhe gjithë kolegëve të tij. Ishte një takim i ngrohtë që përcolli mesazhe bashkimi dhe harmonie. Uroj që kjo festë të sjellë paqe dhe lumturi për të gjithë. Gëzuar Fitër Bajramin!”, ka shkruar Rama, derisa ka publikuar fotografi nga vizita.


