Avokati Arianit Koci ka thënë se pasapoertat serbe të Kosovës janë ilegale dhe se këto veprime të bashkësisë ndërkombëtare po e stimulojnë Serbinë që të vazhdojë me kërkesa ekspanzioniste, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kemi hyrë në rrugë pa kthim.
Koci ka shtuar se nëse vazhdohet kështu, jo vetëm që kemi me e humbë veriun, por rrezikojmë që komplet Kosova të kthehet nën tutelën serbe.
Ai ka theksuar se shteti duhet t’i konfiskojë të gjitha dokumentet ilegale në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Pasaportat serbe me adresa të Kosovës, një komision parlametar i Parlamentit të Evropës i paska legalizuar. Iu ka hequr vizat.
Ato janë dokumente ilegale – për Kosovën dhe çdo shtet që e ka pranu atdheun tanë.
Në anën tjetër, në vazhdimësi po inistohet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, që dinari të mbetët mjet i pagesës në Kosovë.
Këto veprime të bashkësisë ndërkombëtare, po e stimulojnë Serbinë me vazhdu me kërkesa ekspanzioniste.
Kemi hyrë në rrugë pa kthim!
Tash ka mbetur vetëm edhe të kthehet policia dhe ushtria serbe te ne – dhe mbyllët qarku.
Nëse vazhdohet kështu, jo vetëm që kemi me e humbë veriun, por rrezikojmë që komplet Kosova të kthehet nën tutelën serbe.
Prandaj, pas vendimit për pasaportat serbe, nuk na ka mbetur asgjë tjetër përveç se me e kqyrë interesin tanë – deri në radikalizim të gjendjës poltike.
Sa serb të Kosovës tash e marrin pasaportën kosovare?
Pak, shumë pak! Dhe këtu përfundon integrimi i tyre.
Përndryshe, pavarësisht se si do të pozicionihemi; pavarësisht se sa do të bëjmë lëshime dhe taktizime në emër të partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare – nëse iu bindemi të gjitha kërkesave të Serbisë, e që po janë në unision me një pjesë të ndërkombëtarëve – Kosova do të bëhet shtet jofunksional. Shtet që askush nuk ka me pasë dëshirë me jetu!
P.s
Si dokumente ilegale, shteti i Kosovës duhet me i konfisku të gjitha pasaportat serbe me adresa të Kosovës!
Madje, fushata duhet të filloj menjëherë!