Lajme

Deputeti i LVV-së: Braktisja e zgjedhjeve në katër komunat veriore, në linjë me qasjen e Beogradit!

04/09/2024 14:35
nga:Y I

Lista Serbe ka njoftuar se do të bojkotojë shkarkimin e katër kryetarëve në komunat veriore

Kryetari i këtij subjekti politik tha sot se kjo parti është kundër votimit te 21 prillit për largimin e kryetarëve shqiptarë të veriut duke deklaruar

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci tha se braktisja e zgjedhjeve në katër komunat veriore është në linjë me qasjen e Beogradit.

Ai tha se të njëjtit nuk janë të interesuar as për zgjedhje as për demokraci.

“Braktisja e zgjedhjeve në 4 komunat në veri është në atë linjë të qasjes së Beogradit. Ata nuk janë të interesuar as për zgjedhje as për demokraci sepse kanë qasje armiqësore me Republikën e Kosovës” deklaroi deputeti i VV-së.

Bajqinovci tha se Kosova ka kërkuar të nënshkruhet marrëveshje por është Serbia ajo e cila po ikën nga procesi.

Ai tha se kjo do të duhej të dënohej nga faktori ndërkombëtar.

“Pozicioni i Kosovës është shumë i qartë, tash e sa kohë ne kemi kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes, por është Serbia ajo që ikën nga kjo punë. Madje, në fund të vitit të kaluar ajo edhe zyrtarisht përmes një letre deklaroi braktisjen e marrëveshjes. Andaj, nuk kemi pse ne ikimin nga dialogu kur tashmë këtë gjë e ka bërë Serbia. Ne jemi për marrëveshje, por ata nuk janë të interesuar siç e kemi potencuar vazhdimisht. Mirëpo, kjo sigurisht do të duhej të dënohej nga faktori ndërkombëtar” deklaroi Bajqinovci për “Gazeta Blic”.


Mefail Bajqinovci, LVV!

Pas njoftimit të Listës Serbe se do të bojkotojë shkarkimin e katër kryetarëve në komunat veriore ka ardhur reagimi i ambasadës amerikane.

Ata kanë shprehur keqardhje për këtë situatë.

“Mundësi pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e regjistruar në veri të Kosovës. Na vjen keq për deklaratën e Listës Serbe se ata do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për shkarkimin e kryetarëve”

“Pjesëmarrja demokratike ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike. Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër”, thuhet në përgjigje raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Lista Serbe del kundër votimit të 21 prillit për kryetarët shqiptarë të veriut: Është jolegjitim, do ta përfundojnë mandatin pavarësisht rezultatit

“Sjellja politike e Listës Serbe duhet trajtuar me zgjuarsi për të neutralizuar destruktivitetin ndaj demokracisë kosovare”

Lista Serbe bojkoton shkarkimin e kryetarëve në veri, reagon ambasada amerikane