Në Ligën Saudite nuk flasim për asgjë tjetër kur përfshihet Cristiano Ronaldo: portugezi mori një karton të kuq gjatë Superkupës së Arabisë kundër Al Hilal.
Sipas Al-Riyadiya, Ronaldo tani do të përballet me një denim me dy ndeshje dhe gjithashtu do të gjobitet me 20,000 euro për veprimet e tij. Nuk duhet të jetë problem i madh për CR7, i cili në Arabinë Saudite merr rreth 200 milionë euro në vit pagë.
Megjithatë, vlen të theksohet se nuk është një periudhë shumë e qetë për asin portugez, i cili sapo ishte rikthyer në skuadër pas një tjetër pezullimi, i cili erdhi pas një gjesti të turpshëm ndaj tifozëve të Al Shabab, të cilët po bënin thirrje për Messin.
/GazetaBlic Sport