Lajme

Tërnava jep mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit

04/09/2024 11:33
nga:Genita C

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava, të martën ka mbajtur konferencë për media.

Tërnava uroi të gjithë besimtarët mysliman për këtë festë, e cila sipas tij bartë vlera shoqërore dhe njerëzorë.

“Është një manifestim, falënderimi për Zotin pas agjërimit të muajit të Ramazanit. Sot në këtë ditë të fundit te bekuar të Ramazanit më lejoni që në emër të BIK-ut dhe në emër tim të uroj për ketë festë kaq madhështore, festën e Fitër Bajramit. Fitër bajrami bartë vlera shoqërore dhe njerëzorë të islamit”, tha Tërnava në mesazhin e tij.