Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se është mirë që mes VV’së dhe LDK-së ka filluar “luftë” për ekonomi.
Humolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se, temat për ekonomi janë thelbërsore për të sigurt të vendit.
“Ka filluar faza para përgatitore për zgjedhje, është mirë që preken temat ekonomike sepse ato janë thelbësore për zhvillim të sigurt të vendit tonë”, tha Humolli.
Ndërsa, për sondazhet në të cilat po triumfon VV’ja, Humolli thotë se opozita duhet të jetë më aktive dhe më sqaruese tek qytetarët.
“Sondazhet janë një test i qastit që ndikojnë për secilin subjekt politik, që ta shohin gjendjen se si po kuptohen nga qytetarët. Tani është normale se qytetari e sheh Qeverinë për çdo ditë, opozita duhet të bëhet më aktive dhe më sqaruse tek qytetarët”, tha Humolli.
“Besoj se tranzicioni politik përfundon me këtë mandat të Kuvendit, kush do të jetë më punëtorë dhe më i qartë për qytetarët do e merr besimin për mandatin e ardhshëm”, shton ai për GazetaBlic.
Çfarë po ndodhë me Fondin Sovran – Flasin nga Gjykata Kushtetuese


