Lajme

“Sjellja politike e Listës Serbe duhet trajtuar me zgjuarsi për të neutralizuar destruktivitetin ndaj demokracisë kosovare”

04/09/2024 11:56
nga:Y I

Lista Serbe ka njoftuar se do të bojkotojë shkarkimin e katër kryetarëve në komunat veriore

Kryetari i këtij subjekti politik tha sot se kjo parti është kundër votimit te 21 prillit për largimin e kryetarëve shqiptarë të veriut duke deklaruar se votimi është ‘jolegjitim’ .

Serbia gjithashtu po lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Të njëjtit madje kanë formuar edhe një ekip që do të udhëheqë fushatën ‘kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës’.

Në lidhje me qëndrimet e Listës Serbe dhe si duhet të procedojë qeveria tutje me procesin e dialogut, kanë folur për “Gazeta Blic” njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Abalisti, Albinot Maloku, tha në një prononcim për “Gazeta Blic” se angazhimi i Listës Serbe gjithmonë ka qenë destruktiv dhe se e njëjta pas rastit të Banjskës i ka plotësuar të gjitha kushtet të shpallet strukturë antikushtetuese.

“Angazhimi i Listës Serbe gjithmonë ka qenë destruktiv në rrafshin politik e me rastin e Banjskës është dëshmuar edhe si agresiv ndaj Kosovës. Kjo strukturë politike është vec kesaj edhe penguese e seciles alternativ politike serbe në Kosovë. Lista Serbe me rastin e Banjskës i ka plotesuar gjitha parakushtet te shpallet struktur antikushtetutese”

Maloku tha se “Lista Serbe është subjekt i regjistruar në Kosovë i cili nuk mund ta ndalojë obligimin ndërkombetar të Kosovës e Serbisë që quhet dialog”

“Dialogu i Kosovës me Serbinë është nivel tjeter dhe me pajtimin e fundit të ndodhur në Bruksel e Oher, Qeveria e vendit e ka konvertuar atë në trasën kryesore të integrimeve evropiane për vendin. Lista Serbe është subjekt i regjistruar në Kosovë i cili nuk mund ta ndalojë obligimin ndërkombetar të Kosovës e Serbisë që quhet dialog” deklaroi Maloku për “Gazeta Blic”.


Albinot Maloku, Analist

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Blerim Gashi, tha se sjellja politike e Listës Serbe nuk është risi.

Gashi tha se kjo duhet trajtuar me zgjuarsi për të neutralizuar destruktivitetin dhe sabotimin ndaj demokracisë kosovare”

“Dialogu nuk duhet dhe nuk ndalet edhe në kohëra lufte, sepse mendoj që parimi është te merremi vesh per zgjidhjet të cilat ofrojnë zgjidhje optimale që mundësojnë një paqe të qëndrueshme. Sa i përket Listen Serbe, sjellja tyre politike nuk eshte risi, andaj duhet trajtuar me zgjuarsi dhe determininim për të neutralizuar destruktivitetin dhe sabotimin ndaj demokracisë kosovare” tha Gashi për “Gazeta Blic”

Blerim Gashi, Analist

Pas njoftimit të Listës Serbe se do të bojkotojë shkarkimin e katër kryetarëve në komunat veriore, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë.

“Mundësi pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e regjistruar në veri të Kosovës. Na vjen keq për deklaratën e Listës Serbe se ata do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për shkarkimin e kryetarëve”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

 

Lista Serbe del kundër votimit të 21 prillit për kryetarët shqiptarë të veriut: Është jolegjitim, do ta përfundojnë mandatin pavarësisht rezultatit

Lista Serbe bojkoton shkarkimin e kryetarëve në veri, reagon ambasada amerikane