Përvojë e keqe për futbollistin suedez, Aleksandër Isak. Të enjten e kaluar, siç raporton “The Sun”, sulmuesit të Newcastle i kanë grabitur banesën në shtëpinë e tij në qytetin e Newcastle. Mësohet se kriminelët kanë mundur t’i marrin një makinë, e cila më pas u braktis disa kilometra larg shtëpisë.
Nuk specifikohet nëse lojtari apo anëtarë të tjerë të familjes së tij kanë qenë të pranishëm në momentin e hyrjes së hajdutëve në shtëpi.
Nuk është hera e parë që ndodh me futbollistët e Newcastle. Këtë vit e ka pësuar edhe Joelinton, disa javë më parë. Në Angli, këtë sezon, Jack Grealish, Raheem Sterling dhe Alex Oxlade-Chamberlain kanë qenë viktima të vjedhjeve të banesave të tyre.