Lajme

Eksperti i ekonomisë: Trendi i regjistrimeve të bizneseve të reja, tejet i lartë!

04/03/2024 21:13
nga:Y I

Kryetari i Aleancës Kosovare të Binesit, Agim Shahini, ka deklaruar pak ditë më parë se për tre muaj në Kosovë janë shuar 400 biznese.

Shahini tha se ky është një lajm i keq për Kosovën.

“Brenda 3 muajve janë mbyllur rreth 400 biznese dhe kjo është një lajm i keq për neve dhe tërë Kosovën sepse pavarësisht që janë hapur brenda këtij viti rreth 2800 biznese prapë janë më pak rreth 300 biznese në krahasim me vitin e kaluar që janë hapë. Bizneset realisht ato çka vet deklarojnë janë biznese të cilat supozohet që kanë pasur nga 1 deri 3 të punësuar dhe arsyet pse janë të mbyllura i japin disa siç është humbja e fuqisë në tregun konkurrues, e cila është mjaft e rëndësishme, konkurrenca jo e drejtë, mungesa e mbështetjes financiare me kushte të volitshme dhe këtu flitet për interesin bankar i cili është më i larti në Evropë, kjo e bënë që Kosova të jetë një nga vendet që ka interesin bankar më të lartin në Evropë dhe na bënë jokonkurrent”, tha Shahini raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me shuarjen e bizneseve ka folur për “Gazeta Blic” eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri.

Beqiri tha se shuarja e bizneseve asnjëherë nuk është lajm i mirë mirëpo sipas tij nuk është shqetësuese pasi trendi i regjistrimeve  të bizneseve të reja është tejet i lartë.

“Shuarja e bizneseve asnjeherë nuk është lajm i mirë, mirëpo mendoj se nuk është shqetësuese sepse trendi i regjistrimeve të reja të bizneseve është tejet i lartë”.

“Sipas statistikave janë mbi 10 mij bizenese në tremujor të regjistruara.

“Kosova duhet të vazhdoj reformat në të bërit biznes sepse është tejet e rëndesishme për rritjen ekonomike” deklaroi Beqiri për “Gazeta Blic”.

Kryetari i AKB-së pati deklaruar se një nga arsyet e mbylljes së bizneseve është edhe mungesa e punëtorëve.

“Bizneset deklarojnë se ka pasur edhe prej atyre që ka pas mungesë të punëtorëve, që kanë qenë të lidhura me shërbimet e veta nëpër institucionet e Republikës së Kosovës e që janë ndalur investimet, biznese që janë mbyllur për shkak se disa kanë ikur nga Kosova si gastronomi, ndërtimtari etj. dhe gjithë këto e bëjnë që Kosova vërtetë të angazhohet më shuam për të krijuar një klimë më të përshtatshme mjedisore në mënyrë që tregu ekonomik i Kosovës të jetë më konkurrues dhe më interesant për investitorët e huaj” ka deklaruar Shahini raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/