Sporti

Fenerbahce do të luajë në Superkupën e Turqisë me ekipin U-19

04/03/2024 18:56
nga:Lorik J

Fenerbahçe ka bërë të ditur përmes një deklarate zyrtare se ndeshjen e Superkupës së Turqisë, kundër Galatasaray-t, do ta zhvillojë me ekipin U-19 dhe se po përgatitet të mos garojë në dy edicionet e ardhshme të Kupës së Turqisë.

“Siç thuhet në letrën e shkruar nga klubi drejtuar Federatës Turke të Futbollit, pasi data e ndeshjes së Superkupës nuk u shty dhe nuk u caktuan gjyqtarë të huaj për fushë dhe për VAR, u vendos njëzëri nga pjesëmarrësit e Asambleja e Përgjithshme se klubi do të marrë pjesë në Superkupë me ekipin e futbollit U-19”, lexohet në pikën e parë të deklaratës.

Në aspektin e dytë që trajtohet në mesazh thuhet se Fenerbahçe “po bën përgatitjet e nevojshme nga njësitë kompetente për të mos marrë pjesë në Kupën e Turqisë për dy sezone nga sezoni i ardhshëm”.

Këto vendime vijnë pas Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme, e thirrur pas përplasjeve në fund të ndeshjes kundër Trabzonspor dhe ku morën pjesë mbi 20 mijë tifozë.

/GazetaBlic Sport