Lajme

Mehmetaj e akuzon për korrupsion, Peci e padit për shpifje- Akuzat në distancë mes gazetarit dhe ministrit!

04/02/2024 21:53
nga:Y I

Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë (AUVK) ka njoftuar se ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin ‘Apetit sh.p.k’

Sipas njoftimit të lëshuar nga AUV-i, kjo është bërë pas dyshimit të ngritur për falsifikim të origjinës së produktit ushqimor (mish).

“Pas dyshimit të ngritur për falsifikim të origjinë se produktit ushqimore( mish) nga Operatori Ekonomik Apetit sh.p.k. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin e lartcekur”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar në vazhdimësi gjatë ditës së sotme gazetari, Lirim Mehmetaj.

Ai këtë e ka quajtur “Krim i kompanisë ‘Apetiti’ në bashkëkoordinim me Agjencinë Shtetërore, AUVK që është nën varësinë e ministrit, Faton Peci.

Mehmetaj thotë se “Kompania “Apetit sh.pk” paska aq lidhje të forta në shtet, saqë mishin e ardhur nga Brazili e zyrtarizon si mish kinse të freskët të Kosovës dhe këtë e bën sipas tij me dokumentacion zyrtar nga Agjencia Shtetërore e Ushqimit dhe Veterinarisë që është nën Ministrinë e Bujqësisë”

I menjëhershëm ndaj Mehmetajt ka qenë reagimi i Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Ai këtë të fundit e ka quajtur “llaskuci i Klubit të Stanishiqit” .

Peci i ka bërë thirrje Mehmetajt t’i bëj publike faktet për ‘korruptimin e tij’ siç ai pretendon.

“Kriminalitetin e Klubit të llaskucave të Stanishiqit dhe dostave të tij të instaluar me dekada në AUV jam duke e shkërrmoqur dita-ditës!Brenda dy javësh e gjithë Kosova do të njoftohet për veprimet që janë në proces të implementimit” shkruan Peci raporton Gazeta Blic.

Gazetari Mehmataj ka vazhduar sërish polemikat me Ministrin  e Bujqësisë, Faton Peci, duke e akuzuar këtë të fundit për punësime familjare.

Ministri Peci në statutin e fundit në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka bërë gati padinë për shpifje ndaj gazetarit, Lirim Mehmetaj.

/Gazeta Blic/