Thomas Tuchel do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit pasi nuk arriti të fitojë kampionatin gjerman me klubin e famshëm.
“Bayern dhe Thomas Tuchel kanë vendosur së bashku të përfundojnë bashkëpunimin. Ky është rezultati i një diskutimi konstruktiv midis kryetarit ekzekutiv të klubit Jan-Christian Dreesen dhe Thomas Tuchel”, njoftoi Bayern në fund të shkurtit.
Tani është zbuluar se sa do të marrë Tuchel për prishjen e kontratës. Bayern do t’i paguajë të gjithë pagën e tij vjetore, pra 10 milionë euro. Më herët në karrierën e tij, Tuchel ka drejtuar Mainz, Borussia Dortmund, PSG dhe Chelsea.
Nuk dihet ende se kush do ta pasojë atë në Bayern. Klubi më i madh gjerman ka dashur të sjellë Xabi Alonson, por spanjolli do të qëndrojë edhe një sezon në Leverkusen.
/GazetaBlic Sport