Lajme

15 të vdekur nga zjarri në Stamboll

04/02/2024 15:25
nga:Sh R

Në qytetin e Stambollit, disa persona po riparonin klubin e natës.

Pesëmbëdhjetë prej tyre mbetën të vdekur dhe 8 të plagosur, pasi zjarri përfshiu vendin teksa po punonin brenda.

“Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një zjarr në një klub nate në qendër të Stambollit gjatë punimeve të riparimit gjatë ditës,” tha gjatë ditës së martë kryebashkiaku i qytetit Ekrem Imamoglu.

Shtatë nga tetë personat e lënduar ishin në gjendje kritike, sipas Imamoglu-t, duke shtuar se zjarri ishte shuar dhe se të plagosurit po trajtoheshin në spitalet aty pranë, raporton Reuters.

Një hetim për incidentin ka nisur, ka bërë të ditur zyra e guvernatorit të qytetit në një deklaratë.