Në këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Ditën e nesërme, Suhareka do të ndeshet me Ballkanin, ndërsa Prishtina me Dritën, transmeton GazetaBlic Sport.
Dihet se Drita dhe Prishtina janë kundërshtarë të vjetër, ku pritet betejë e ashpër në fushë, por që jashtëzakonisht interesant pritet të jetë edhe takimi mes dy skuadrave nga Theranda.
Alban Shala do të jetë gjyqtari kryesor në duelin mes Prishtinës dhe Dritës, kurse Arbnor Bullatovci, Besnik Morina dhe Valon Bajgora do të jenë ndihmësit e tij, ndërsa në VAR janë Visar Kastrati dhe Edmond Zeqiri.
Tek takimi i tjetër gjyqtari i ndeshjes është Genc Nuza. Nuza do të ndihmohet nga Bujar Selimaj, Fatmir Sekiraqa dhe Mentor Ajeti, kurse në VAR janë Mervan Bejtullahu dhe Fatlum Berisha.
Dy javë më vonë më 17 prill, zhvillohen ndeshjet kthyese, atje ku edhe do të përcaktohen dy skuadrat finaliste.
/GazetaBlic Sport/