Fenerbahce do të mbajë Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të martën, ku anëtarët dhe aksionarët e klubit turk të futbollit do të votojnë për largimin nga Superliga vendase, raporton Reuters.
Fenerbahce kërcënoi të largohej nga liga pasi lojtarët e klubit u sulmuan nga tifozët e Trabzonspor gjatë ndeshjes. Ata hynë në fushë dhe bënë një përleshje masive me lojtarët mysafirë pasi ekipi i tyre humbi 2:3.
Sipas raportimeve të ndryshme, Fenerbahce mund të luajë në një tjetër kampionat europian dhe ndër kandidatët janë Italia, Holanda e të tjera.
Fenerbahce, e cila fitoi titullin e 19-të të Turqisë në vitin 2014, është e dyta në tabelë pas 30 ndeshjeve dhe dy pikë pas Galatasaray. Ndeshja e radhës e skuadrës është kundër Adana Demirspor të mërkurën.