Lajme

Deputetja e LDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje qysh sot – Kurti dhe qeveria e tij me skandale do ta marrë ndëshkimin

04/01/2024 15:44
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se në zgjedhje shkojnë kur të japë dorëheqje Kurti, pasi Qeveria e tij ka dështuar.

Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se LDK është e gatshme qysh sot për zgjedhje dhe tërheqja u bë nga VV pasi e kanë që janë keq dhe do të dështojnë.

“Në zgjedhje shkojmë pas dorëheqjes së kryeministrit. Qeveria e tij ka dështuar, ne si LDK jemi të gatshëm për zgjedhje nga sot.  Kur i kanë parë numrat që janë shumë keq dhe se në zgjedhje do të dështojnë janë tërhequr, sepse që nga marrja e qeverisë këta janë të përqendruar vetëm tek numrat e sondazhet”, shprehet ajo.

Krasniqi thekson se qeveria Kurti është e përfshirë nga skandalet dhe këta ministra janë të izoluar e s’kanë asnjë investim apo projekt të rëndësishëm.

“LDK-ja është çdo ditë në terren dhe në komunikim me qytetarët, kjo qeveri ka dështuar në përmirësim të jetës së qytetarëve, është e përfshirë nga skandalet. Kjo qeveri, këta ministra të kësaj qeverie janë të izoluar, nuk kanë asnjë investim të rëndësishëm, asnjë takim/vizitë me qëllim që të sjellin ndonjë projekt/investim të rëndësishëm në Kosovë”, potencon deputetja për Gazeta Blic.

Ajo thekson se Kurti dhe qeveria e tij do ta marrin ndëshkimin në zgjedhje.

“Kurti dhe qeverisja e tij do ta marrin ndëshkimin në zgjedhje. Ne kemi punuar shumë në program dhe këtë po e prezantojmë çdo ditë, duke e parë nevojën e madhe që e kanë qytetarët për të ndjerë ndihmën nga qeveria”, deklaron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi./Gazeta Blic/

Tërheqja e Kurtit për zgjedhje/ Haziri: S’pati interesim, ishte kurth politik për opozitën e mesazh shantazhues për ndërkombëtarët

Haliti: Kurti po e vë në lojë opozitën, ai do t’i shtyjë sa më shumë zgjedhjet e Asociacionin

Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje qysh këtë javë – në zgjedhjet e ardhshme do të thyejmë rekord të ri