Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të mbajë mbledhje javën e ardhshme.
Në këtë takim do të shqyrtohen propozimet për aprovimin e tarifave për shfrytëzim të transmetimit, të rrjetit të shpërndarjes, si dhe për furnizuesin me shërbim universal.
Takimi do të nisë në ora 13:30, raporton Indeksonline.
Mbetet të shihet nëse tarifat e propozuara do të ndikojnë në tarifat e faturave të konsumatorëve të energjisë elektrike.
Ky është rendi i plotë i ditës:
1. Miratimi i Rendit të Ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;
3. Shqyrtimi i propozimit për aprovimin e tarifa për shfrytëzim të rrjetit të Transmetimit dhe tregut ( OST/OT);
4. Shqyrtimi i propozimit për aprovimin e tarifa për shfrytëzim e rrjetit të Shpërndarjes ( OSSH);
5. Shqyrtimi i propozimit për aprovimin e tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal ( FSHU);
6. Të tjera.