Avokati serb, Çedomir Stojkoviq paralajmëron përshkallëzim në Ballkan pas emërimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, si kryeministër i ri i Serbisë.
Në një postim në platformën X, Stojkoviq, ka theksuar se emërimi i Vuçeviqit do të shoqërohet me një rritje të tensioneve në rajon, duke theksuar se Serbia do të krijojë tensione të reja nën ndikimin e Rusisë.
“Tensioni në Ballkan do të rritet. Sepse Serbia do t’i krijojë. Dhe do t’i krijojë sepse është nën pushtimin hibrid të Rusisë. Prandaj Aleksandar Vuçiq emëroi ish-ministrin e Mbrojtjes si Kryeministër. Për të zbatuar përshkallëzimin, është e nevojshme që në krye të qeverisë të jetë dikush me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, kjo lëvizje tregon një drejtim të Qeverisë së re për të zbatuar një politikë më të ashpër në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme.
Stojkoviq gjithashtu ka shtuar se Serbia nuk ka ndërmend të heqë dorë nga qëllimet e saj për militarizimin e veriut të Kosovës.
“Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i ri i Serbisë betohen për Kosovën si pjesë e pandashme e Serbisë. Kjo do të thotë se Serbia nuk ka hequr dorë nga planet e saj për të militarizuar veriun e Kosovës dhe për të sfiduar sigurinë e qeverisë së Kosovës. Përshkallëzimi që do të krijojë kryeministri i ri i Serbisë me urdhër të Aleksandër Vuçiqit tashmë është koordinuar me Moskën”, ka shkruar mes tjerash ai.
Ai ka thënë se përshkallëzimi i mundshëm është koordinuar me Moskën, duke sjellë një rritje të izolimit të Serbisë në skenën ndërkombëtare.
Rekao sam vam pre 4 meseca ko će biti novi premijer Srbije.
Sada vam govorim šta to znači i šta nas čeka:
1️⃣ Tenzija na Balkanu će rasti. Zbog toga što će ih Srbija kreirati. A ona će ih kreirati jer je pod hibridnom okupacijom Rusije.
2️⃣ Aleksandar Vučić je zbog toga kao… https://t.co/D4Oipc2MTr— Advokat Čedomir Stojković 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) March 30, 2024