Në prag të ndeshjes së Barcelonës kundër Las Palmasit , Xavi Hernandez, trajneri i katalanasve, ka konfirmuar se do të vazhdojë me një proces gjyqësor ndaj dy gazetarëve.
“Është e vërtetë që unë do t’i padisë. Asgjë e tillë nuk kishte ndodhur ndonjëherë në karrierën time. Unë mund t’i kuptoj kritikat, por nuk do të toleroj gënjeshtrat. Ata thanë gënjeshtra të mëdha, mjafton”, tha trajneri, transmeton GazetaBlic Sport.
Rastet i referohen dy deklaratave që, sipas Xavi, janë të gabuara. Njëra ka të bëjë me një raport që thuhej se brenda dhomës së zhveshjes së Barcelonës kishte një ‘spiun’ – dikush që ndante informacionin e ekipit me shtypin. Tjetra ka të bëjë me Manuel Jabois, gazetar spanjoll i El País, i cili pretendoi se trajneri i dërgonte mesazhe private me ton armiqësor.
Këto mesazhe u shfaqën, sipas Jabois, pas kritikave të bëra nga shtypi pas barazimit 1-1 mes Napolit dhe Barcelonës në Champions League.
/GazetaBlic Sport/