Lajme

Raporti në favor të Kosovës, Musliu-Shoshi: Një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

03/27/2024 16:56
nga:G B

Është votuar në favor të Kosovës raporti nga takimi i Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, raporton Gazeta Blic.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se tani Kosova është një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Postimi i saj i plotë:

Raporti u votua në favor të Republikës së Kosovës!

Sot, Kosova është një hap më afër anëtarësimit në KËSHILL TË EVROPËS!

Përjetësisht falenderuese ndaj miqve tanë!

Kosova kalon me sukses hapin e parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës