Lajme

Krasniqi kujton Masakrën e Krushës së Madhe- Asnjë nga autorët nuk ka dalë para drejtësisë për këtë krim makabër

03/26/2024 12:11
nga:Y I

Sot shënon 25-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe.

Krasniqi ka kujtuar 243 civilët e pafajshëm shqiptarë që u vranë në këtë masakër, raporton “Gazeta Blic”.

Kryetari i PDK-së thotë se megjithëse ka kaluar shumë kohë asnjë nga autorët nuk ka dalë para drejtësisë për këtë krim makabër.

“Me gjithë kalimin e kohës, asnjë nga autorët nuk ka dalë para drejtësisë për këtë krim makabër. Kjo padrejtësi e madhe vazhdon të injoroj thirrjet dëshpëruese të familjeve të të vrarëve dhe mbarë popullit tonë. Prandaj, sot, ne jo vetëm kujtojmë martirët tanë, por jemi më të vendosur se kurrë për të kërkuar drejtësi. Asnjëherë nuk do të lejojmë që sakrificat e popullit tonë të harrohen dhe të shpërfillen.Sot dhe përgjithmonë, do të jemi në krahë dhe solidaritet të plotë me familjet tona që kanë humbur më të dashurit e tyre” shkruan Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë: