Sporti

Ish kryetari i Federatës së futbollit të Kinës u dënua me burgim të përjetshëm për korrupsion

03/26/2024 10:18
nga:Lorik J

Ish-presidenti i Federatës Kineze të Futbollit, Chen Xuyuan, është dënuar me burgim të përjetshëm për korrupsion, raportojnë mediat në vendin aziatik.

Gjykata vendosi se Chen kishte abuzuar me pozitën e tij si president i federatës dhe kishte marrë rreth 12 milionë dollarë ryshfet, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha në sport dhe duke mos respektuar ligjet e konkurrencës së lirë.

Hetimi kundër Chen u bë publik në shkurt 2023 dhe akuzat aktuale u ngritën në shtator.

Në Kinë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme akuzat për korrupsion në poste drejtuese, e fundit ndaj trajnerit të përkohshëm të kombëtares, Li Te.

/GazetaBlic Sport/