Ish-anëtari i delegacionit në marrëveshjen e Rambujesë, Mehmet Hajrizi, tha se kjo marrëveshje e kishte nxjerrë Serbinë nga Kosova, por Kosovën nuk e kishte nxjerrë nga Jugosllavia.
“E kishte nxjerrë Serbinë nga Kosova, por Kosovën nuk e kishte nxjerrë nga Federata, nga Jugosllavia, dhe ne kishim mbet nën sovranitetin e Federatës Jugosllave”, tha ai.
“Nuk do ta pranonte sigurisht delegacioni ynë një marrëveshje të tillë që ne të mbetemi nën atë sovranitet dhe kjo ka krijuar pastaj huti dhe keqkuptime te shumë njerëz edhe te personalitete të shquara në Kosovë, që fuste dyshime edhe në vetë delegacionin shqiptarë të Rambujesë”, shtoi Hajrizi në emisionin Rubikon.