Sporti

Pjesa e parë e Suedi-Shqipëri mbyllet pa gola

03/25/2024 19:57
nga:E K

Ka përfunduar baras pjesa e parë në miqësoren mes Suedisë dhe Shqipërisë.

45 minutat të kësaj sfide u mbyllën pa gola, pavarësisht se të dy ekipet kombëtare kishin disa raste shënimi.

Armando Broja (24’) gjeti golin, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Në këtë pjesëlojë vlen të theksohet edhe paraqitja e mirë e Thomas Strakoshës, i cili pati dy pritje vendimtare.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm.