Lajme

LDK ngushëllon kryetarin e Istogut për humbjen e vëllait

03/24/2024 21:36
nga:G B

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së vëllait të kryetarit të Istogut, Ilir Feratit, Triumf Ferati.

Ndaj familjarëve të të ndjerit LDK-ja ka shprehur ngushëllimet e tyre, duke e kujtuar atë si shembull i të gjithëve për angazhimin e tij të paepur ndaj kauzave.

”Me trishtim të thellë, sot morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta në moshë të hershme të Triumf Feratit, të birit të veprimtarit të madh, Fadil Ferati e vëllait të Ilirit. Triumfi ishte shembull për të gjithë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për përkushtimin dhe angazhimin e tij të paepur, në kauzat e vizionin e LDK-së në Istog e gjithandej Kosovës. Triumfi do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si shembull i një djali të jashtëzakonshëm e një aktivisti të pandalur”, shkroi LDK-ja në Facebook.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferati. Pusho në paqe, Triumf!”.