Një person është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut, vdekja e së cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Në lidhje me këtë rast, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për Klankosova.tv ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe u shpreh se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, është shprehur Nikçi.
Gjendet pa shenja jete një person në varrezat e Gurakocit të Istogut