Kyle Walker shpreson se lëndimi i tij nuk është serioz dhe shpreson për një rikthim të shpejtë pasi u largua herët nga miqësorja e Anglisë me Brazilin.
Kapiteni i Cityt, Walker, u rrëzua në pjesën e parë dhe pavarësisht se u përpoq të luante, ai shpejt u zëvendësua nga Ezri Konsa i Aston Villas. Pas ndeshjes, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate tha se nuk e dinte shkallën e problemit të Walker, por vuri në dukje se ai ishte një lojtar që nuk lëndohet shpesh.
Walker ka reaguar në Instagram për të ofruar një përditësim mbi gjendjen e tij, duke shprehur krenarinë e tij që ishte kapiten i Tre Luanëve për herë të dytë në mungesë të Harry Kane.
“Frustruese të largohesh i lënduar në ndeshjen e mbrëmshme, veçanërisht kur isha kapiten i ekipit. Një nder me të vërtetë i madh.” shkroi ai, shoqëruar me një sërë fotosh nga loja me shiritin në krah.
Në lidhje me rikthimin e tij të mundshëm në fushë, Walker shtoi: “Shpresojmë se nuk është asgjë shumë serioze dhe unë do të kthehem sa më shpejt”.
/GazetaBlic Sport


