Lajme

Macron dënon ‘sulmin terrorist’ në Moskë

03/23/2024 08:08
nga:Sh R

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar të shtënat në Moskë, duke e quajtur atë një “sulm terrorist”.

Në një deklaratë, ai tha se “dënon me vendosmëri këtë sulm terrorist, të cilin e ka marrë përsipër Shteti Islamik”.

Macron shtoi se Franca qëndron në solidaritet me viktimat, raporton Sky News.