Sporti

Kush është Franco Foda, trajneri i ri i Kosovës – njihuni me profilin dhe të arriturat e tij

03/22/2024 15:29
nga:E K

Kosova sot nis kapitullin e ri nën urdhërat e trajnerit, Franco Foda.

Dardanët luajnë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji, fillimisht sot ndaj Armenisë e më pas ndaj Hungarisë me 26 mars, shkruan GazetaBlic Sport.

Por kush është Franco Foda?

Para se të niste karrierën si menaxher, Foda ishte lojtar profesionist në rolin e mbrojtësit duke qenë aktiv nga viti 1983 kur bëri debutimin si senior deri në vitin 2001 kur përmbylli karrierën e tij profesionale si lojtar.

Foda ka luajtur në disa skuadra si: FC Kaiserslautern, Arminia Bielefeld, Leverkusen, Basel dhe Sturm Graz. Gjatë karrierës së tij si lojtar ka zhvilluar 479 ndeshje ku ka shënuar 27 gola.

Ndërkohë në kombëtaren e Gjermanisë Perendimore pati gjithsej 2 paraqitje nën urdhërat e të famshmit; Franz Beckenbauer ku u paraqit ndaj Brazilit dhe Argjentinës.

Karrierën si menaxher e filloi me t’u pensionuar nga futbolli aktiv. Fillimisht te Sturm Graz si asistent e më pas e mori përsipër për të qenë atje deri në vitin 2012 kur kaloi te skuadra FC Kaiserslautern, në vitin 2018 u bë selektor i Austrisë deri në vitin 2022 ku arriti që të kualifikohej edhe në kampionatin e fundit evropian.

Pas kësaj ishte edhe trajner i FC Zurichut para se të merrte përsipër udhëheqjen e Kosovës.

Statistikat nuk flasin edhe aq mirë për gjermanin.

Në 635 ndeshje si menaxher ka 286 fitore 144 barazime dhe 205 humbje duke bërë që përqindja e fitoreve të tij të jetë 45%.

Statistikat më të mira i ka te Kombëtarja e Austrisë aty ku udhëhoqi në 47 duele duke i fituar 26 barazuar 6 dhe humbur 15 duke bërë që përqindja e fitoreve te Austria të jetë 55%.

Me Austrinë ishte në grupin C në Euro 2020 ku doli e dyta në grup me 6 pikë, ndërsa ndaj kampionit Italisë pati një paraqitje fantastike pavarësisht eliminimit, Foda iu dha italianëve një natë të vështirë pasi ndeshja kishte shkuar në vazhdime dhe rezultati përfundimtar ishte 2-1.

/GazetaBlic Sport/