Rafael Leao nuk do të përfshihet në miqësoren të Portugalisë kundër Sllovenisë, kështu që ai do të kthehet menjëherë në Milano .
Ylli portugez shënoi një gol në fitoren 5-2 ndaj Suedisë të enjten mbrëma dhe është lejuar të largohet nga kombëtarja e tij të premten, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç raportohet nga Sky Sport Italia në X, më parë në Twitter, Leao do të kthehet menjëherë në Milano. Vendimi i kombëtares së Portugalisë nuk është shkaktuar nga një dëmtim, por është një zgjedhje teknike që ka përfshirë anëtarë të tjerë kyç të skuadrës, duke përfshirë yjet e Manchester Cityt, Bernardo Silva dhe Rúben Dias dhe Bruno Fernandes të Manchester United.
/GazetaBlic Sport/