Lidhur me atë se a duhet Gjykata Kushtetuese të garojë në zgjedhje, kjo gjë e deklaruar nga kryeministri Albin Kurti, rreth kësaj teme ka folur, analisti politik, Rrahman Paçarizi.
Paçarizi për deklaratën e Kurtit tha se është shqetësuese.
“Kjo është definitivisht zor me i ngjit emër, kësaj që e ka thënë, dhe është shqetësuese kur kryeministri i vendit e sheh Gjykatën Kushtetuese prej një pozicioni të tillë. Çka ka nevojë Gjykata Kushtetuese me i trajtuar lëndët e caktuara kur ekziston Komisioni i Kuvendit për Legjislacion, e nuk e kuptoj qysh në Komision i Kuvendit për Legjislacion po e zëvendëson një gjykatë të caktuar”, tha Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës.
Më tutje ai tha se nëse me një gjë të tillë Kurti tenton të manipuloj, atëherë sipas Paçarizit ai është duke u treguar i pasinqertë duke ofenduar votuesit e tij.
“Nëse kryeministri tenton të manipulojë me një diçka të tillë më së paku është i pasinqertë dhe ky është ofendim për të gjithë votuesit e tij dhe ata që nuk e kanë votuar”.